Beyoncé dhe Taylor Swift bëjnë histori në Grammy 2021

Beyoncé ka vendosur një rekord të ri në Grammy Awards me fitoren e saj të 28-të. Ylli i muzikës pop është gruaja më e vlerësuar në historinë e Grammy-t, duke kaluar këngëtaren e bluras Alison Krauss.

“Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, tha ajo ndërsa pranoi trofeun për performancën më të mirë të R&B.

Taylor Swift gjithashtu bëri histori në ceremoninë e së dielës, duke u bërë artistja e parë femër që ka fituar albumin e vitit tri herë.

Këngëtarja u vlerësua për albumin e saj “Folklore”, pasi fitoi më parë me Fearless në 2010 dhe opusin pop 1989 në 2016.

Vetëm tre artistë të tjerë kanë fituar çmimin e albumit të vitit tri herë: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.

Ndërkohë Billie Eilish, fitoi Grammy për albumin e vitit, me “Everything I Wanted” duke fituar për herë të dytë pas çmimeve në edicionin e vitit 2020.

Edicioni 2021 i Grammy u zhvillua në kushtet e pandemisë, pa audiencë, pa tapet të kuq dhe me performanca që ishin një përzierje e Live dhe e regjistruar paraprakisht.