Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Brenda të majtës ka njerëz që ruajnë nostalgji për komunizmin”, Majko: Luljeta nuk është rasti

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 22:51 | Politikë
“Brenda të majtës ka njerëz që ruajnë nostalgji

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko komentoi në emisionin “Absolut 4” në A2 dhe deklaratën e kandidates për deputete të PS në Tiranë, Luljeta Bozo, e cila gjatë një interviste në televizion tha se komunizmi kishte më shumë të mira sesa të këqija.

Për Pandeli Majkon është e vërtetë që brenda së majtës ka njerëz që ruajnë një lloj nostalgjie për kohën e komunizmit, por sipas tij ky nuk është rasti i Luljeta Bozos.

"Ju prisni që unë të mbaj një distancë nga kjo deklaratë dhe të them që nuk është e duhura, nuk është e vërteta dhe nuk kishte pse thuhej në këtë kohë. A ka brenda së majtës njerëz që ruajnë një lloj nostalgjie për kohën? Përgjigja është po. A përfaqëson zonja Bozdo këtë lloj afeksioni? Përgjigja është JO. Por mbase foli më hapur se ndonjë tjetër nga këndvështrimi i saj.

Qëndrimet e mija për këtë çështje janë të qarta. Sistemi komunist ka aplikuar inkuizicionin për ata që i kishte kundërshtarë dhe segregacionin për ata që i konsideronte si pasardhës të tyre. Ne mund të kemi reflektime të ndryshme që kanë të bëjnë me punën e një komuniteti, të cilët sipas mendimit tim për ruajtjen e sovranitetit të vendit apo disa momente të rëndësishme që kanë të bëjnë me krijimin e universitetit. Këto më tepër sesa fitore të komunizmit duhen parë si fitore të një komuniteti njerëzish të cilët ishin shkolluar në perëndim", tha Majko.

https://a2news.com/2021/03/15/dervishi-politika-amerikane-konsistente-ndaj-shqiperise-pavaresisht-qeverive/
https://a2news.com/2021/03/15/nderhyrja-e-shba-ne-kosove-majko-ndikim-te-madh-pati-dhe-komuniteti-shqiptar/
https://a2news.com/2021/03/15/i-ndertuam-per-tiu-luftuar-ju-majko-tregon-historine-me-gjeneralin-amerikan-kur-e-pyeti-per-bunkeret/
https://a2news.com/2021/03/15/absolut-4-berisha-26-veta-qe-kryesojne-sherbimin-tone-diplomatik-kunder-ligjit/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli