Disfatë për partinë e Merkel, CDU humb dy ish-bastionet në zgjedhjet rajonale

merkel 4 1100x620

Disfatë e thellë për partinë e kancelares Angela Merkel në dy votime të rëndësishme rajonale, të konsideruara si test kyç para zgjedhjeve të përgjithshme të muajit shtator.

Kristiandemokratët e qendrës së djathtë shënuan rezultatet më të dobëta në histori në Baden-Württemberg dhe Renani-Palatina, lande ku partia ka pasur tradicionalisht mbështetje të fortë.

Në Baden-Württemberg, Partia e Gjelbër kryeson me 32 për qind të votave, ndërsa CDU-ja ka siguruar vetëm 24 për qind, më pak se sa në zgjedhjet e kaluara. Në Renani-Palatina, socialdemokratët e qendrës së majtë projektohen si fitues me 35 për qind të votave. Rënia e mbështetjeve i atribuohet kryesisht zemërimit të publikut me reagimin ndaj pandemisë së koronavirusit.

Infektimet në vend janë ende të larta, fushata e vaksinimit ka qenë e ngadaltë dhe autoritetet e kanë pasur të vështirë të lehtësojnë kufzimet. Gjithashtu, një sërë politikanësh të CDU-së, janë dorëhequr mes pretendimeve se kishin siguruar përfitime të mëdha financiare për mundësimin e ujdive qeveritare për blerjen e maskave. Rezultatatet në zgjedhjet e së dielës, vendosin në pikëpyetje pozicionin e partisë në zgjedhjet e shtatorit.

Angela Merkel pritet të dorëhiqet si kancelare pas 16 vitesh në pushtet, dhe votimi konsiderohej si testi i parë i rëndësishëm për Armin Laschet, i zgjedhur lider i CDU-së në muajin janar. Megjithatë, nuk është ende e sigurt nëse 60-vjeçari besnik i Merkel do të jetë kandidati i partisë për kancelar në 26 shtator. Rivali i tij për postin është Markus Soder, lider i partitë simotër bavareze të CDU, CSU.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4