Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Drama e Di Marias, i grabisin shtëpinë me gruan e fëmijët brenda

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 08:27 | Futboll

Mbrëmja e së dielës ishte dramatike për një prej futbollistëve të PSG. Angel Di Maria u zëvendësua në minutën e 62-të, pasi një telefonatë e familjarëve të tij vuri në dijeni drejtorin sportiv Leonardo, se shtëpia e argjentinasit kishte rënë pre e një grabitjeje të dhunshme.

Me të mësuar lajmin, drejtuesi i klubit njoftoi trajnerin Pochettino, i cili bëri të njëjtën gjë me futbollistin, i cili u largua menjëherë nga stadiumi në drejtim të familjes.

Sipas mediave franceze, edhe banesa e kapitenit të PSG, Marquinhos, u grabit mbrëmjen e djeshme.

Sa i përket ndeshjes, Paris Saint Germain humbi një mundësi të shkëlqyer për të arritur skuadrën e Lille në krye të klasifikimit. Kampionët e Francës nuk përfituan nga barazimi i udhëheqësve, madje u mundën nga Nantes 2-1, duke lënë garën për titull të hapur dhe më interesante se asnjëherë në vitet e fundit, kur kanë mbetur 9 javë nga fundi i Ligue One.

Paris arriti të gjejë golin me Draxler, por u përmbys nga miqtë me dy gola në pjesën e dytë. Lille, në këtë mënyrë, mbetet në vendin e parë me 3 pikë më shumë sesa kampionët në fuqi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani