Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Franca, Gjermania dhe Italia pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 16:42 | Bota
Franca, Gjermania dhe Italia pezullojnë përdorimin e vaksinës

Agency France Press raporton se Franca, Gjermania dhe Italia, janë vendet e fundit që kanë pezulluar përdorimin e Oxford-AstraZeneca kundër koronavirusit, për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme.

Më herët, Italia dhe Austria kishin pezulluar vetëm disa furnizime të caktuara si masë parandaluese.

https://a2news.com/2021/03/15/studimi-i-ri-covid-19-ndikon-ne-funksionimin-e-trurit/

Holanda, Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda tashmë kanë ndaluar përdorimin e tyre të vaksinës AstraZeneca.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj.

Ndërkaq, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se po shqyrtonin më shumë kujdes raportimet e fundit për vaksinën e AstraZeneca-s.

A2 CNN Livestream

Dita jonë