Institucione të kulturës, Ministria nuk ka para për të gjitha, ndaj duhet të kërkojmë gjetkë

MUZE 1100x620

Ministria e Kulturës nuk ka para për të gjitha. Ky është diskutimi që bëhet për Teatrin e Operas dhe Baletit, atë të Teatrit të Gjirokastrës, por edhe shumë institucioneve të tjera të kulturës.

Gjatë hapjes së Muzeut të Arsimit në Korçë, ministrja Margariti theksoi se nuk ka para për të gjitha, madje edhe për restaurimin e shkollës së parë shqipe u zgjati dorën donatorëve, çka sipas saj duhet të bëjnë të gjithë.

20 vite dhe shtëpia e premtuar e shkrimtarit Dritëro Agolli, nuk është ende një prioritet. Prioriteti është në Tiranë. Edhe shtëpia e kulturës në Maliq mbetet ende e shkrumbuar.

Ndaj zgjidhjet e vetme janë kërkesat e vazhdueshme për para tek agjencitë e huaja. Sepse të paktën, deri më tani, vetëm kështu mund të luftojmë që koha dhe harresa të mos na i marrë instistucionet.