Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kufizimi i lëvizjes pas 20:00, vendimi nuk zbatohet, rrugët e mbipopulluara edhe pas kësaj ore

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 19:13 | Aktualitet
Kufizimi i lëvizjes pas 20:00, vendimi nuk zbatohet, rrugët e

Sapo ka kaluar ora 20:00 dhe sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve si dhe masave të tyre përcaktuese, nuk duhet të ketë më asnjë lëvizje, bizneset duhet të jenë mbyllur dhe në rrugë mos të ketë automjete.

Por si çdo natë situata flet ndryshe. Në kufi të lëvizjes së lejuar, qytetarët nxitojnë gjithmonë për t’u kthyer në banesë.

Ka prej tyre që e marrin me qetësi kthimin për në shtëpi, pa u shqetësuar nga gjobat.

Mbipopullimi i kryeqytetit nga lëvizjet pas orës 20:00 sipas qytetarëve vjen nga toleranca dhe mungesa e kontrolleve.

Përveç rrugëve, edhe urbanët vijojnë të tejmbushen në xhirot e tyre të fundit para se të mbyllin orarin e lëvizjes. Në rrugë qarkullimi i automjeteve është i lartë e madje krijohet edhe trafik.

Pas orës së kufizimit ka edhe qëndrim të gabuar. Sipas vendimit, bizneset duhet të jenë të mbyllura pas orës 20:00, por ky supermarket vijon të punojë. Pasi blemë një produkt, morëm edhe kuponin tatimor që vërteton orën e blerjes.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, thotë se janë gjobitur subjektet që vijojnë aktivitetin pas orës së lejuar, por pa dhënë një numër të saktë gjobave. Masa administrative ka edhe për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Për mbarëvajtjen e lëvizjes pas orës 20:00 është ngritur një ekip nga Task-Force në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.

Në tre mbrëmje të njëpasnjëshme vëzhgim, grupe të tilla nuk pamë në terren pas kësaj ore. Qytetarët lëvizin lirshëm e madje edhe qëndrojnë në ambientet e lokaleve të hapura pas orës së karantinës. Nuk ka një numër as sa u përket gjobave të vëna për qytetarët në urbane, në rrugë pas orës 20:00, si dhe ndaj subjekteve që vijojnë shërbimin përtej fashës së lejuar.

Duke mos respektuar as këto masa që Komiteti i Eksperteve nuk e gjen me vend t’i ndryshojë, Shqipëria jo vetëm po thyen rregullat e pandemisë, por po dëshmon se sa diferencë kemi nga Europa e cila vijon të ashpërsojë masat kufizuese ndaj përhapjes së Covid-19.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë