Navalny në një burg 100 km larg Moskës: Kamp përqëndrimi

03 5 1100x620
Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny në gjykatë, Rusi / TASS

Kundërshtari i regjimit rus Alexey Navalny, konfirmoi zhvendosjen e tij në një burg në qytetin Pokrov.

Në një postim në Instagram, Navalny e cilësoi institucionin si “një kamp përqendrimi”, ndërsa theksoi se është zhvendosur në burgun IK-2 para tre ditësh dhe se është mirë.

“Nuk kisha ide se mund të kishte një kamp të vërtetë përqendrimi, 100 kilometra nga Moska”, shkroi Navalny në Instagram.

Navalny është tranferuar nga qendra e paraburgimit në Kolchugino, ku ndodhej që nga fundi i shkurtit më 12 mars.

44-vjeçari u arrestua më 17 janar, pasi u kthye nga Gjermania, ku është trajtuar për pesë muaj nga helmimi me agjent nervor, Novicok. Navalny e konsideron dënimin të fabrikuar dhe akuzon Putin për helmimin e tij.