Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ndërhyrja e SHBA në Kosovë, Majko: Ndikim të madh pati dhe komuniteti shqiptar

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 22:13 | Politikë
Ndërhyrja e SHBA në Kosovë, Majko: Ndikim të madh pati dhe

Në emisionin “Absolut 4”, ministri për Diasporën, Pandeli Majko ndau dhe disa nga kujtimet e tij në lidhje me ditët që i paraprinë dhe ndërhyrjes së SHBA në Kosovë.

Sipas tij, për këtë vendim të SHBA, një ndikim të madh ka pasur dhe komuniteti shqiptar që jeton në këtë vend dhe Majko tregon momentin kur është takuar me disa nga kongresmenët amerikanë.

“Kam përshtypjen se në rastin e shqiptarëve është dhe pak politikë e brendshme dhe kjo bashkëlidhet me statusin apo influencën e “çuditshme” që ka pasur në politikën amerikane lobi shqiptaro-amerikan, e cili ka qenë një histori shumë e strukturuar. Nëse komuniteti shqiptar në SHBA kishte një organizim i cili arriti deri në dyert e Shtëpisë së Bardhë te presidenti Willson dhe ai pati një bisedim me ta, kjo erdhi nga "të padukshmit". Nga të padukshmit të cilët pa dashur t’i bëjnë reklamë vetes dhe pa dalë në asnjë titull gazete kanë punuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. E njëjta histori ka ndodhur dhe me Kosovën. Unë kam vajtur në Kongres dhe kam gjetur njerëz që flisnin me një mënyrë emocionale përtej parashikimeve të mija dhe kjo gjë nuk lidhej me leximin e letrave apo dokumenteve që ishin mbajtur nga Departamenti i Shtetit, por edhe nga influenca njerëzore e shqiptarëve që ishin në SHBA.

Është e vërtetë që kur ndodhi lufta e Kosovës, të gjithë shqiptarët u bënë një dhe u bënë të paimagjinueshëm përballë kundërshtarëve. Në atë periudhë bëra një ndalesë dhe fillova të bëja diferencën mes njerëzve dhe bindjeve politike. Këto janë ato që bëjnë diferencën.  Falë miqësisë me SHBA, klasa politike pas 1990 ka arritur fitoret më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë. SHBA nuk është imponuar por ka këshilluar që kjo është më e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Majko.

A2 CNN Livestream

Dita jonë