Nis vaksinimi i mësuesve në Lezhë, Rama-Manastirliu: Sonte mbërrijnë edhe 9320 doza të vaksinës Pfizer

lezhe mesues vaksina 600x338

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër fillimin e procesit të vaksinimit të mësuesve në Lezhë.

“38 400 dozat e vaksinës AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe ka filluar procesi i vaksinimit të mësuesve në Lezhë, në Krujë, në Lushnjë, në Divjakë etj. Procesi ka ecur shumë mirë deri tani dhe pranueshmëria ka qenë e mirë. Për efekte të administrimit, kemi grumbulluar disa shkolla në një, ku kemi vaksinatorët e përqëndruar, që mos të kemi as humbje dozash”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se sot mbërrijnë nga Pfizeri vaksinat e radhës: “Sot kemi njoftim për mbërritjen sërish nga Pfizet të 9320 dozave të tjera”.

Kryeministri Edi Rama tha se procesi vaksinimit do të intensifikohet, për të lehtësuar sezonin turistik.