Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

OBSH tregon masat e panevojshme kundër pandemisë

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 08:49 | Bota
OBSH tregon masat e panevojshme kundër pandemisë

Që kur nisi pandemia e Covid-19, ekspertët në të gjithë botën nisën të jepnin një seri rekomandimesh për të parandaluar infektimet. Por, sipas ndryshimit të situatës, ndryshuan edhe rekomandimet. Për shembull, në fillim thuhej se maska nuk ishte e nevojshme, por sot është një nga pajisjet kryesore që përdorim për t’u mbrojtur.

Maria Neira, kreu i Shëndetit Publik dhe Ambientit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tregoi se cilat janë, sipas saj, masat joefikase në luftën kundër koronavirusit.

“Nuk kemi parë dobi te matja e temperaturës apo pastrimi i këpucëve dhe sipërfaqeve të ndryshme. Higjiena duhet ruajtur, por dorezat janë të panevojshme. Gjithashtu, më dhemb shpirti kur shoh njerëz që vrapojnë duke mbajtur maskë. I shkatërruan mushkëritë”, tha Neira për “La Nueva Espana”.

Sipas saj, 5 janë masat kryesore për të shmangur infektimin, sidomos në vende publike: “E para, larja e duarve. E dyta, distancimi social. E treta, përdorimi i maskës. E katërta, mos teshtini ose teshtini në bërryl. E pesta, ajrosja e ambienteve. Të tjerat nuk janë të nevojshme”.

Deri më tani, Covid-19 ka infektuar rreth 120 milionë persona në të gjithë botën dhe ka shkaktuar 2,6 milionë viktima.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani