Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Palmer: Duam standardet më të larta në zgjedhjet e prillit në Shqipëri

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 20:28 | Politikë
Palmer: Duam standardet më të larta në zgjedhjet e prillit

Në ditën e shënimit të 30 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer deklaroi se SHBA presin që zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri të mbahen sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Palmer përshëndeti sërish miratimin e Kodit të ri Zgjedhor dhe kërkoi që ai të zbatohet me përpikmëri në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne u ndjemë shumë të kënaqur që pamë parlamentin shqiptar të miratonte legjislacionin, në përputhje me rekomandimet e ODIHR për reformën zgjedhore. Ne duam të shohim që legjislacioni i ri të vihet në zbatim dhe që zgjedhjet e prillit të kryhen në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur demokracinë, qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës, në të gjithë botën.

Kjo është sidomos e vërtetë kur flasim për një partner amerikan dhe një aleat amerikan. Pra, ne kemi një interes këtu, kemi një interes tek rezultati. Ne duam ta shohim demokracinë shqiptare të lulëzojë, të rritet dhe të zhvillohet, po ashtu si dëshiron edhe publiku shqiptar”, u shpreh Palmer.

A2 CNN Livestream

Dita jonë