Parashikimi i motit: 15 mars 2021

Shi, dëborë dhe stuhi ere, por edhe kthjellime. Kjo javë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Ndërsa sot priten reshje në të gjithë Shqipërinë, reshje mesatare dhe lokalisht intensive deri pasdite kur pritet pakësim i dukshëm i reshjeve, por rikthehen reshjet e dëborës në një pjesë të madhe të zonave malore.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjesit, por rënie të ndjeshme sjell pasditja në vlerat termike për zonat malore; sot vlerat ditore luhaten nga 1 në 12 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por nga mesdita dhe në vijim, era bëhet shumë e fortë në të gjithë bregdetin ku shpejtësia e saj do të arrijë mbi 70 km/h, duke shkaktuar stuhi të forta detare dhe dallgëzim mbi 6 ballë deri afër mesnatës.