Pezullimi i vaksinimit me AstraZeneca, OBSH apelon të kundërtën

obsh 1100x620

Pas vendimit të disa vendeve të Europës për të pezulluar përkohësisht procesin e vaksinimit me vaksinën e AstraZeneca, vjen dhe reagimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila apelon për të kundërtën.

Përmes një reagimi zyrtar, organizata e Kombeve të Bashkuara iu kërkon vendeve të të gjithë botës që të mos pezullojnë proceset e vaksinimit, por të vijojnë me to.

OBSH deklaroi se një ekip ekspertësh është duke monitoruar të gjitha raportimet në lidhje me efektet anësore të vaksinës dhe shumë shpejt do të nxjerrë përfundimet e gjetura. Megjithatë, shton se nuk sheh asnjë arsye për të ndryshuar rekomandimin e saj për përdorimin e vaksinës së prodhuar nga universiteti i Oksford.

“Deri në këto momente nuk ka asnjë provë që incidentet e raportuar janë shkaktuar nga vaksina dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vijojnë në mënyrë që të shpëtohen jetën të tjera nga virusi”, u shpreh zëdhënësi i OBSH, Christian Lindmeier.