Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson, efikase ndaj varianteve të reja të Covid-19, “ngel” AstraZeneca

vaksinat ndaj koronavirusit efikase ndaj varianteve te reja 1100x620

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka dhënë detaje të reja mbi vaksinat e deritanishme ndaj Covid-19 dhe efikasitetin e tyre ndaj varianteve të reja të konfirmuara së fundmi.

Nga studimet e deritanishme mbi Moderna dhe Pfizer-Biontech ka rezultuar se këto vaksina janë efikase edhe ndaj varianteve të reja. Po ashtu, edhe vaksina më e re Johnson & Johnson ka rezultuar efikase. Këto të dhëna u bënë publike nga Marco Cavaleri, shefi i strategjisë së vaksinave në EMA, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë në Parlamentin Europian.

Ndërkohë, sipas studimit të mbi 2 mijë rasteve, vaksina AstraZeneca nuk ka rezultuar efikase ndaj variantit të Afrikës së Jugut, shpjegoi Cavaleri. Megjithatë, ai theksoi se është e nevojshme që të kryhen studime më të gjera për të dalë në përfundime më të sakta mbi AstraZeneca-n.