Qeveria e re në Kosovë, Osmani dhe Kurti nisin konsultimet. Takohen me Hoxhajn

osmani kurti 1100x620

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani, nisën konsultimet me partitë politike për formimin e qeverisë së re në Kosovë.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ishte i pari që zhvilloi një bisedë me dy eksponentët kryesorë të listës fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Nuk dihet ende nëse Osmani dhe Kurti do të propozojnë diçka konkrete, ndërsa Hoxhaj ka kundërshtuar publikisht një koalicion me Vetëvendosjen.

Gjatë ditës së sotme, ata do të takohen edhe me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili rivalizon Osmanin për postin e Presidentit.

Gjithashtu, në takime konsultuese janë thirrur edhe krerët e partive të tjera që janë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 42 raste të reja nga 2707 testime
  • LAJMI I FUNDIT | Në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë, 8 në terapi intensive, 4 të intubuar