Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Qeveria lejon përdorimin e vaksinave kineze dhe ruse

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 10:06 | Aktualitet
Qeveria lejon përdorimin e vaksinave kineze dhe ruse

Brenda pak ditësh, qeveria shqiptare ka ndryshuar një tjetër akt normativ, i cili tashmë lejon përdorimin e vaksinave që nuk janë të certifikuara nga Agjencia Europiane e Barnave apo FDA-ja amerikane. Konkretisht, bëhet fjalë për vaksinat ruse dhe kineze, ku pas autorizimit për negocimin, tashmë i hapet rruga edhe përdorimit të tyre.

Qeveria ka miratuar aktin normativ që i hap rrugë përdorimit të vaksinave ruse dhe kineze në Shqipëri. Në fletoren zyrtare, është publikuar akti normativ, i cili parashikon që këto vaksina të përdoren në popullatë.

Akti në fjalë bën një ndryshim në aktin normativ numër 1, i cili i hapi rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer, ku parashikonte që në popullatë të përdoreshin vetëm vaksinat anti-covid të certifikuara nga FDA-ja amerikane dhe Agjencia Europiane e Barnave. Tashmë, këtij parashikimi ligjor i është shtuar edhe një fjali që parashikon se në Shqipëri mund të përdoren edhe vaksina që janë prodhuar dhe aprovuar nga trupa të tjerë certifikues të vendeve që prodhojnë vaksina kundër Covid-19: “Vaksinat anti-covid-19 aprovohen për përdorim në popullatë bazuar në aprovimet e Food and Drugs Administration të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FDA), ose European Medicine Agency (EMA) të Bashkimit Evropian ose të trupave të tjera certifikuese të vendeve që prodhojnë vaksina anti-covid-19”.

Kësisoj, brenda pak ditësh, qeveria shqiptare i dha autorizimin Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Rindërtimit, të niste negociatat për blerjen e vaksinave të pacertifikuara nga EMA dhe FDA dhe nga negocimi për blerje, i dha dritën jeshile edhe përdorimit të tyre në popullatë.

https://a2news.com/2021/03/11/qeveria-i-hap-deren-vaksinave-ruse-dhe-kineze/

A2 CNN Livestream

Dita jonë