Rikthehen reshjet, deri në 15 cm borë në qarkun e Korçës

Rikthehen sërish reshjet e dëborës në qarkun e Korçës.

Në qytet ato vijojnë të bien në formë të shkrirë, ndërsa në zonën e Qafës së Qarrit, Dardhës dhe Voskopojës trashësia ka shkuar nga 3 deri në 10 cm.

Gjithashtu, mësohet se në fshatin Shtyllë, trashësia ka shkuar deri në 15 cm, ndërkohë që problem nga reshjet shfaq segmenti Shtyllë-Panarit.

Sipas informacioneve nga zyrtarë të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, puna nga kontraktorët ka vijuar prej mëngjesit kur u regjistruan reshjet e para, ndërkohë që aktualisht rrugët nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë. Sipas tyre, reshjet do të jenë prezente edhe gjatë mbrëmjes.