Rivaksinohen të moshuarit mbi 80 vjeç, Manastirliu: Do të intensifikojmë vaksinimin në gjithë vendin

mosha 600x338

Ditën e sotme ka filluar rivaksinimi për kategorinë mbi 80 vjeç në Tiranë, me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimin në stadium, ku morën dozën e dytë 80 të moshuarit që u vaksinuan të parët, mes tyre edhe emra të njohur me kontribute në fusha të ndryshme.

“Sot kemi filluar me shpërndarjen e vaksinave në të gjithë Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për të vijuar me vaksinimin e mësuesve.  Organizimi është me grup shkollash, për të mundësuar vaksinimin sa më të shpejtë në territor të mësuesve. Teksa në të gjitha strukturat të vaksinimit të përqërqendruar jemi duke vijuar me rivaksinimi e stafeve mjekësore dhe të moshuarve, tashmë nëpër shkolla do të vijojmë vaksinimin e mësuesve, duke siguruar edhe lehtësinë e vaksinimit në territor”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka bërë me dije se procesi i vaksinimit do të jetë i kombinuar: “Me dozat e AstraZeneca do të shtrihemi edhe tek të moshuarit mbi 80 vjeç, si kategori prioritare. Do të jetë edhe AstraZeneca që do të të përdoret për vaksinimin e kësaj kategorie si edhe për mësuesit”.