“Shitën” El Chapo-n tek amerikanët, binjakët nga Çikago trafikonin 2 tonë kokainë në muaj

Binjakët nga Çikago që tradhtuan Joaquin ‘El Chapo’ Guzman dhe që luajtën një rol kyç në arrestimin e tij nga autoritetet amerikane mund të përballen me akuza të reja për krime që ata kryen gjatë periudhës që qëndruan në burg.

Margarito Flores dhe Pedro Flores arritën t’i shpëtonin një dënimi më të rëndë në vitin 2015, kur një gjykatë vendosi t’i dënojë me nga 14 vjet burg vetëm pse dhanë informacione për arrestimin e kreut të kartelit Sinaloa, duke u renditur në krahun e bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Megjithatë, disa dokumente të reja tregojnë se binjakët 39-vjeçarë janë sërish objekt i një hetimi për krime të tjera. Sipas këtyre dokumenteve, të publikuara nga  “Chicago Sun-Times”, vëllezërit Flores mund të akuzohen për sjelljen e tyre kriminale gjatë periudhës që ndodheshin prapa hekurave.

Margarito Flores dhe Pedro Flores ishin pjesë e trafikut të drogës. Gjykata deklaroi se gjatë vitit 2009 ata trafikonin nga 1500 kg deri në 2000 kg kokainë çdo muaj nga karteli i El Chapos dhe organizatës rivale “Beltrán Leyva”. Lënda narkotike ngarkohej nga Kolumbia në Meksikë me aeroplanë, varka e nëndetëse dhe më pas kalohej ilegalisht në SHBA.

Si pjesë e marrëveshje me qeverinë federale, Margarito Flores u takua me El Chapon dhe ndihmësit e tij në veri të Meksikës në tetor 2008. Më tej, Pedro Flores i dorëzoi hetuesve 70 regjistrime të bisedimeve me narkotrafikantin dhe anëtarët e tjerë të rrjetit.

Vëllezërit gjithashtu pranuan se kanë dërguar në Meksikë 930 milionë dollarë nga shitja e lëndëve narkotike. Ndërsa Pedro testoi në gjyqin ndaj El Chapos në 2018.

Federalët iu sekuestruan binjakëve 4 milionë dollarë dhe familjeve të tyre ju lejua të mbanin nga 300 mijë. Por prokurorët kishin dyshime se ata kishin shumë pasuri të tjera të fshehura për të mbështetur familjet dhe jetën e tyre pas burgut.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4