Superclasico në Argjentinë, “shpirti i Maradonës” shpëtoi Boca Juniors kundër River Plate

2 13 1100x620

Diego Armando Maradona është gjallë. Madje, sipas tifozëve të Boca Juniors ishte shpirti i legjendës argjentinase, ai që shpëtoi skuadrën nga pësimi i një goli të sigurt, gjatë Superclasicos kundër River Plate.

Ishte minuta e 88-të e ndeshjes, me rezultatin në barazim 1-1. “Millonarios” ishin pranë shënimit të golit të fitores, me topin që duke jse po shkonte drejt rrjetës. Por, në momentin e fundit, sfera ndryshoi trajektoren në mënyrë të papritur dhe Boca arriti të evitonte humbjen.

Pas ndeshjes, për tifozët kjo ishte ndërhyrja hyjnore e Maradonës. “Faleminderit Diego” ishin thirrjet e tyre, me mbështetësit që e cilësuan këtë një mrekulli të realizuar nga ëngjëlli mbrojtës i “xeneizes”.

Në rrjetet sociale qarkulluan meme të shumta, me fotografitë e ndërhyrjes hyjnore të Pibede Oro. Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor të vitit 2020. Mes hetimeve dhe akuzave se vdekja e legjendës ishte në fakt “vrasje me paramendim për të përfituar nga pasuria e tij”, Diego mbetet një idhull i padiskutueshëm. Në shkallët e Bomboneras për ndeshjen Boca-River ishin vendosur shumë flamuj dhe foto meZotin e Argjentinës.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Zoti Basha, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë përpara zgjedhjeve