Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vatikani i refuzon bekimin çifteve gay, por mohon çdo diskriminim ndaj tyre

Nga A2 CNN
15 Mars 2021, 15:21 | Bota
Vatikani i refuzon bekimin çifteve gay, por mohon çdo diskriminim

Edhe pse Vatikani nuk ishte përgjigjur asnjëherë zyrtarisht mbi mundësinë e bekimit të çifteve homoseksuale, shumë priftërinj veçanërisht në veriun e Europës e jepnin atë si pjesë e liturgjisë në meshë.

Por sot nga Kongregacioni për Doktrinën e Besimit, organi kryesor që ruan parimet themeltare të besimit katolik, ka ardhur disi papritur një përgjigje negative mbi këtë praktikë të përhapur.

Kongregacioni shpjegoi në detaj një mendim që patjetër do të bëjë xhiron e botës dhe do të shkaktojë polemika në botën katolike.

“Një bekim mbi një marrëdhënie njerëzore kërkon që ajo të jetë burim i krijimit, dhe kjo nuk parashikohet për marrëdhënie edhe të qëndrueshme që nënkuptojnë seksin jashtë martesës ose jashtë lidhjes së pashmangshme midis një mashkulli dhe një femre, pra nuk parashikohet në rastin e lidhjeve midis personave e të njëjtit seks”, thuhet aty.

Një nga arsyet sipas Kongregacionit vjen edhe nga fakti që bekimi mund të keqinterpretohet si një leje morale mbi martesën homoseksuale.

Selia e Shenjtë gjithsesi sqaroi se kjo nuk do të thotë që personat homoseksualë duhet të diskriminohen, por thjesht të interpretohet saktësisht liturgjia e Kishës. “Komuniteti i krishterë duhet t’i mirëpresë ato me respekt dhe delikatesë, duke gjetur mënyrat më të duhura për t’i shprehur Ungjillin në totalitetin e tij”, thuhet në vendim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani