24 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

maqedoni covid 1100x620

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 999 infeksione të reja nga 3627 testime të kryera. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 530 raste të reja, e ndjekur nga Prilepi dhe Manastiri me 44.

Bilanci flet gjithashtu për 24 viktima, të moshës nga 46 deri 80 vjeç.

Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në 113.929, kurse i viktimave në 3.364.

Aktualisht afro 12 mijë raste mbeten ende aktive por lajm i mirë është se janë regjistruar 543 të shëruar për një total prej afro 99 mijë të shëruarish.