Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

30 vjet Shqipëri-SHBA, Kim e Xhaçka: Shqipëria, ndryshim i jashtëzakonshëm

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 16:32 | Politikë
30 vjet Shqipëri-SHBA, Kim e Xhaçka: Shqipëria, ndryshim i

Në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Tiranës dhe Uashingtonit, ambasadorja amerikane kërkoi të mos harrohet sa shumë ka arritur Shqipëria në këto 3 dekada.

Disa prej atyre zemrave që mbajtën gjallë miqësinë mes dy popujve, ministrja Xhaçka tregoi se i njihte personalisht.

Dëshmi e përparimit të Shqipërisë, sipas diplomates amerikane, është vendimi i Brukselit për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Për ministren e jashtme, pa mbështetjen e amerikane, arritjet e Shqipërisë nuk do të kishin qenë të mundura.

Shqipëria dhe Amerika kanë të dyja shqiponjën mes simboleve të shteteve përkatëse. Në fund të ceremonisë, Kim tregoi se me ministren Xhaçka kishin vendosur t’i shkëmbenin ato në shenjë të miqësisë reciproke.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani