8 viktima dhe 553 raste të reja me Covid në Kosovë

kosova klinika koronavirus 1100x620

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se në 24 orët e fundit 8 persona të tjerë humbën jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Gjithashtu nga 3649 testime të kryera, 553 prej tyre rezultuan pozitive. Ndërkohë personat e shëruar në ditën e fundit janë 534.

Që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 78.380 raste të infektimit.