Barcelona “kërcënon” Atleticon, Messi barazon Xavin

barcelona 2021 1100x620

Barcelona nuk dorëzohet dhe kërkon titullin në kampionatin spanjoll. Tashmë që Atletico Madrid ka rekuperuar takimet e prapambetura dhe të gjitha skuadrat e kreut kanë numër të barabartë ndeshjesh, kur kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi, Barça ka vetëm 4 pikë më pak se “Los Colchoneros”, ndërsa renditet në vendin e dytë.

Kalanasit shkëlqyen përballë Huesca, duke triumfuar 4-1, me Messin që nuk ka harruar të bëjë mrekullira në fushë, të tilla si goli i parë i ndeshjes.

Për argjentinasin, i cili shënoi edhe golin e fundit, kjo ishte ndeshja numër 767 me fanelën e ekipit katalanas, dhe në këtë mënyrë barazon rekordin e një tjetër legjende të Barcelonës, Xavi Hernandez.

Dy golat e shkëpusin Leo Messin edhe më shumë në krye të klasifikimit të golashënuesve, me 21 gola këtë sezon.