Basha i përgjigjet kryeministrit: Rama, peng i mafies, koalicioni PD-PS s’ka shans

Gjatë marshimit me qytetarët në pedonalen e Shkodrës, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Ramës, i cili prej ditësh e ka quajtur peng të Ilir Metës e Sali Berishës.

“Rama është peng i mafies”, tha Basha. I pyetur për mundësinë e një koalicioni midis Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, kryeopozitari e mohoi kategorikisht. “Nuk ka shanse”, u shpreh i prerë Basha.

I ngacmuar nga gazetarët mbi partinë e Jozefina Topallit, kreu i Partisë Demokratike shpjegoi se nuk është në foksin e tij.

“Fushata për 25 prillin do të jetë për ndryshim për të larguar Edi Ramën, natyrisht duke mos u gënjyer nga fasadat”. Në një takim me personalitete te artit, kryedemokrati u zotua se pas 25 prillit fokusi kryesor do të jetë në ndërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte.