Çfarë duhet të dini për të nisur ditën?

MB IZRAELI.duplicate frame 0 1100x620

Deputetët e Kuvendit mblidhen sot në seancë parlamentare prej orës 10:00 pasi dita e djeshme përkoi me pushim zyrtar. Në rendin e ditës parashikohen një sërë projektligjesh të kaluara më parë në komisionet respektive. Veçojmë sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor dhe dekretin e presidentit që ktheu ligjin për karrierën ushtarake.

Mblidhet kryesia e kuvendit të Kosovës me kërkesë të Osmanit

Po sot në orën 9:00 në Kosovë mblidhet kryesia e Kuvendit me kërkesë të presidentes në detyrë, Vjosa Osmani. Qëllim i këtij takimi do të jetë përgatitja për mbajtjen e seancës së parë konstituitive të Kuvendit të Kosovës, caktuar më 22 mars në orën 10:00. Përsa i takon krijimit të institucioneve të reja në vend, dje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u takuan me PDK dhe AAK, por pa asnjë rezultat pozitiv.

Sot vaksinohen mësuesit në Fier dhe Durrës

Nis sot procesi i vaksinimit të mësuesve në qarqet e Durrësit dhe Fierit. Teksa vaksina po ruhet në kushtet e duhura, mjediset e përzgjedhura do të jenë palestra e salla të mëdha, të shpërndarë në të gjithë territorin, bazuar kjo edhe në protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Luksemburgu dhe Sllovenia pezullojnë vaksinën AstraZeneca

Shumë shtete evropiane, më të fundit Luksemburgu dhe Sllovenia e ndërprenë procesin e vaksinimit me AstraZeneca si një masë parandaluese ndaj rrezikut. Në një komunikatë të fundit të bërë mbrëmë, OBSH-ja u bën thirrje shteteve ta vazhdojnë atë, pasi studimet e deritanishme nuk kanë vërtetuar që rastet në fjalë të mpiksjes së gjakut lidhen me vaksinën. “Asnjë vaksinë nuk është 100 për qind e sigurt, tha një shkencëtare e organizatës, por duhen mbajtur parasysh efektet e shumta pozitive që ka ajo.

Zbulohet variant i ri i koronavirusit në Francë në kuti ambalazhuese

Një variant i ri i koronavirusit u zbulua në Francë në rajonin britanik të saj. Njoftimin e bëri vet ministri i Shëndetësisë nëpërmjet një daljeje publike, ku tha se ky variant i ri i pahasur me parë u gjet në kutitë ambalazhuese në një qendër spitalore dhe nga analiza e deritanishme nuk paraqet ndonjë rrezik më të lartë se variantet e mëparshme.

Rriten rastet e të infektuarve në Gjermani

Gjermania është shumë larg lehtësimit të masave duke parë shtimin e rasteve të reja të të infektuarve me variantin e ri të virusit dhe rritjen e incidencës në vend nga 72 në 79 persona në 100 mijë banorë. Sipas ekspertëve, një lehtësim i masave do të hidhte në erë punën e deritanishme për kontrollin e tij.

Izraeli hap sot të gjithë aeroportet

Shteti i Izraelit, që përbën dhe vendin që ka ecur shumë mirë me procesin e vaksinimit në sajë të marrëveshjes me kompaninë farmaceutike, Pfizer, hap sot të gjitha aeroportet dhe linjat me vendet e tjera për të lënë të kthehen në vend të gjithë. Mbetet në fuqi ndërkohë karantina për të kthyerit, përjashto rastet e të vaksinuarve apo atyre që e kanë kaluar sëmundjen.

SHBA kërkon marrëveshje tregtare me Tokion

Sekretari i Shtetit në Amerikë Anthony Blinken kërkoi të bëhet një marrëveshje më e gjerë tregtare me Tokyon si aleate e përhershme e saj, në një moment kur nga Koreja e Veriut nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare, në lidhje me një takim të mundshëm mes palëve për sa i takon së ardhmes dhe Kinës që mbetet gjithnjë një rrezik që duhet mbajtur nën kontroll.

Spanja projekt pilot për të punësuarit: 4 ditë punë në javë

Lajm i mirë për të punësuarit në Spanjë. Qeveria ra dakord për sistemin 4-ditor në punë gjatë një jave me pretendimin se një aktivitet i tillë rrit produktivitetin, përmirëson shëndetin mendor dhe tërthorazi ndikon edhe në klimën, duke pasur parasysh fabrikat e mëdha. Ky projekt pilot pati kundërshtime nga një shoqatë biznesi, e cila e quan si të pavend një nismë të tillë nisur nga periudha e vështirë ekonomike që po kalon Spanja.