Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Debati për vaksinat, Rama: Luftë për jetën, por edhe luftë e madhe tregtare

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 17:44 | Politikë
Debati për vaksinat, Rama: Luftë për jetën, por edhe

Procesi i vaksinimit të mësuesve është shtrirë në të gjithë Shqipërinë tashmë, pas nisjes nga Tirana vetëm pak ditë më parë, pavarësisht debatit dhe dyshimeve që janë ngritur gjatë kohëve të fundit mbi vaksinat e AstraZeneca.

Nga Durrës, kryeministri Rama u shpreh se “nuk kanë asnjë faj njerëzit që të shqetësohen nga lloj – lloj lajmesh, lloj – lloj lëvizjesh që mund të kenë 1000 arsye. Kjo është luftë e madhe për jetën, por është dhe luftë e madhe tregtare, nuk diskutohet. Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Kanadaja, Belgjika kishte konfirmuar sot prapë që do vazhdojnë sepse nuk ka asnjë evidencë shkencore dhe nuk mund të ndalojmë vaksinimin thjesht për një dyshim që lidhet me një seri tjetër. Të gjithë, edhe pjesa që ka bërë pezullimin, presin konfirmimin e OBSH-së dhe të EMA-s. EMA është Agjencia Europiane e Barnave që deri më tani ka konfirmuar vetëm vlerën dhe dobinë e vaksinës dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë luhatje. Nëse do thonë ndaloni, do ta ndalojmë. Ajo që unë sot po flisja me Londrën, është që aty janë bërë miliona vaksina AstraZeneca e nuk ka fare asnjë shqetësim nga askush dhe Agjencia Britanike e ka ri konfirmuar dhe vazhdon vaksinimin”.

Ndërkohë, Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP shprehet se “që nga e shtuna deri më tani, procesi ka ecur mirë, nuk ka pasur efekte anësore të rënda, gjëra që janë të zakonshme me vaksinën e natyrisht ka një lloj hezitimi me gjithë publikimet që bëjnë mediat”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë