Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“I mbrojtët me maska të skaduara”, akuza në “Absolut 4” për humbjet e jetëve të mjekëve

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 22:20 | Aktualitet
“I mbrojtët me maska të skaduara”, akuza në

Gazmend Koduzi, nga departamenti i Shëndetit pranë PD, ka debatuar me zëvendësministren e shëndetësisë Eugena Tomini dhe kreun e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, për vdekjet e mjekëve nga koronavirusi.

Sipas Koduzit, numri i mjekëve që kanë humbur jetën në Shqipëri është më i lartë se në vendet fqinje ndërsa hedh akuza se mjekët nuk janë mbrojtur nga qeveria, por i kanë blerë vetë maskat dhe mjetet e mbrojtjes personale. Sipas tij, mbrojtja që qeveria mund t'iu ofronte ishin disa maska të skaduara.

“Maqedonia me 6 mijë mjekë ka 20 vdekje nga mjekët, pra 0.3%. Italia ka 285 personel mjekësor në 245 mijë mjekë, pra 0.1%. Shqipëria ka deri më sot 47 në 4400, pra është 1.1%, 10 herë më shumë së Italia.

Pra të nderuar kolegë jemi shumë mbrapa. Janë mjekë të gjithë. Të gjithë që janë thirrur në punë dhe janë thirrur në punë. Këto janë shifra, janë mjekë shqiptarë që kanë punuar në sistemin shëndetësor shqiptar dhe kanë humbur jetën. Moment delikat duhej të ishte në fillim fare për të marrë masat mbrojtëse. Nuk janë marrë masa. Mjekët e familjes dhe personeli parësor janë lënë pa mjete mbrojtëse. I kanë blerë vetë, maskën, mburojën, të gjitha. Me ato 1.2 milionë maska të skaduara do i mbronit ata”, u shpreh Koduzi në "Absolut 4".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani