Ibrahimovic rikthehet në përfaqësuesen suedeze, do të jetë kundër Kosovës

ibra suedia 600x338

Kosova do të ketë përballë Zlatan Ibrahimovic kur të ndeshet ndaj Suedisë, më 28 mars, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Sulmuesi i Milanit është përfshirë në listën e trajnerit Jan Andersson për sfidat e fundit të muajit.

Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016, gjatë Europianit “Francë 2016”.

Ibrahimovic synon të marrë pjesë për herë të pestë në karrierë në finalet e Europianit, me Suedinë që është në të njëjtin grup me Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë.