Interi në karantinë, D’Ambrosio pozitiv me Covid-19

Untitled collage 2021 03 16T174419.581 1100x620

Pas problemeve shëndetësore dhe temperaturës, frika e të gjithëve u konkretizua. Lojtari i Interit, Danilo D’Ambrozio rezultoi pozitiv me Covid-19 në testin e kryer të dielën.

Shqetësimet e mbrojtësit të krahut nisën gjatë grumbullimit me skuadrën, pak përpara ndeshjes në Torino.

Stafi mjekësor vendosi ta kthejë me urgjencë në Milano dhe ankthi u konfirmua: 32-vjeçari ishte prekur nga koronavirusi. Tashmë e gjithë skuadra do t’i nënshtrohet izolimit, si masë paraprake për të evituar përhapjen e virusit.