Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kapet në kamera momenti i tmerrshëm kur avioni përplaset me makinën

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 13:23 | Bota

Momenti kur një avion i vogël rrëzohet dhe përplaset me një makinë që po ecte e qetë në rrugën e saj, është kapur në kamera.

Mjeti fluturues Beechcraft Bonanza u përplas me një SUV që kishte brenda një nënë me fëmijë. Ngjarja ndodhi në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ditën e hënë.

Aksidenti i tmerrshëm, që shkaktoi vdekjen e dy pasagjerëve që ndodheshin në avion, dhe plagosjen e nënës me fëmijën, që ishin në makinë, u kap nga një kamerë sigurie e vendosur nga një shtëpi aty pranë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë