Kokëdhima: Kushtetuta është në funksion të PS-PD-LSI. Asnjë surprizë pas 25 prillit

Kushtetuta u shërben vetëm tri partive kryesore PS-PD-LSI, dhe jo interesit të qytetarëve. Kështu u shpreh në “Ditari” në A2 CNN, kreu i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima. Sipas tij, është në funksion të mbrojtjes së interesave personale të këtyre 3 partive.

“30 vjet tranzicion dhe sot Shqipëria është lodër e 3 njerëzve. Këta emërojnë parlamentin, qeverinë. Shteti është në funksion të 3 partive, nuk mbron interesat e popullit, por interesat personale të këtyre të partive. PS si të fitojë, si të humbasë nuk pëson gjë, qenia e saj si faktor në politikën e Shqipërisë vjen nga fakti që e kanë uzurpuar. Kushtetuta nuk mbron liritë e shqiptarëve për pushtetin e këtyre 3 partive. Në PS është vetëm një subjekt kryetari dhe Kushtetuta ka vetëm një mision tani të mbrojë pushtetin e tyre”.

Dhe në këtë kontekst, Kokëdhima deklaron se nuk ka asnjë alternativë, por përballë socialistëve, PD-ja ka zënë radhën dhe nuk ka asnjë mision për të përfaqësuar qytetarët.  

“Nuk ka alternativë përballë socialistëve. Këta thjesht kanë zënë radhën. Drama e vërtetë është që këta që duhet të përfaqësonin interesat e popullit të abuzuar, nuk kanë asnjë mision përveçse atë që; ngrihu prift, të ulet hoxha dhe anasjelltas. Saliu është pushteti i vërtetë atje dhe marrëveshja e 2008-s është që do jemi vetëm ne në lojë, prandaj nuk ka zgjedhje këtu, por mund të mos e respektojë marrëveshjen qeveria”.

Sipas tij, nuk ka zgjedhje në Shqipëri, por votime të kontrolluara që nga marrëveshja tripalëshe e 2008-s. Ai u bën thirrje qytetarëve që të mos votojnë deri sa  në Shqipëri të krijohet një administratë e besueshme dhe të vendoset liria për të gjithë subjektet dhe individët.

“Ishte Basha që tradhtoi për 100 ditë me radhë dhe unë atëherë kam bërë takim me Bashën dhe e kam paralajmëruar të mos bëj pazare me Ramën. Ai vajti dhe bëri marrëveshje me Ramën që t’i japin jetë marrëveshjes së 2008-s dhe vazhduan lojën që kishin dhe ne i bojkotuam ato zgjedhje. Qëndrimi ynë nuk ndryshon, ne jemi këtu me dëshirën që në Shqipëri të vendoset demokracia e liritë republikane që populli të heqë nga pushteti përfaqësuesit që e tradhtojnë. Për këto luftojmë ne dhe për sa kohë këta nuk bëjnë zgjedhje ne i themi mos të votojë. Derisa në Shqipëri që të administrohen zgjedhjet nga administratë e besueshme dhe të vendoset liria për të gjithë subjektet dhe individët ne nuk kemi ç’të bëjmë. Demaskimi është duke i thënë popullit të vërtetën dhe kur të ketë ndërgjegje e kapacitet reflektimi presim që të ndryshojnë gjërat”.

Rolin e presidentit Ilir Meta  e sheh në funksion të LSI-së, për të cilin Kokëdhima shprehet se është bërë pjesë e kapjes së sistemit zgjedhor për të garantuar të drejtat e LSI-së.

“Presidenti de facto është një kryetar partie që kontrollon politikën e Shqipërisë, është de facto kryetar i LSI-së, është në lojën e tij. U bë pjesë e kapjes së sistemit  zgjedhor dhe marrëveshjes PS-PD dhe roli i tij është në rolin  e përfituesit ku kërkon të garantojë të drejtat e LSI-së. Mendimi im është ky, që 3 kryetarët e partive të vjetra zotërojnë sot të gjitha të drejtat e sovranit që i kanë grabitur. Loja e tyre është e thjeshtë nga njëra anë bëjnë demagogji, manipulojnë të vobektit dhe vazhdojnë rrugën e tyre”.

Asnjë pritshmëri nuk ka pas 25 prillit dhe thotë se pushteti dhe ekonomia është në duart e tri partive kryesore, ndërsa nuk ndryshon qëndrim sa i takon bindjeve të tij të majta.

“Asgjë nuk ndryshon, mekanizmi i këtyre individëve është shumë i thjeshtë ata sa herë humbasin i mohojnë dhe partitë i kanë vegla të tyre. Pushteti është i gjithi i tyre dhe ekonomia e tyre. Nuk ka surpriza. Është shumë vështirë të bësh parashikime për këto lloj zgjedhjesh se nuk janë demokratike dhe populli nuk i përjeton si mundësi për zgjedhje dhe te procesi zgjedhor. E kam ndihmuar të majtën me idealizëm dhe jam përpjekur që të mbroj kauzat e lirisë së popullit dhe unë do të mbetem entuziast dhe luftëtar i përjetshëm, nuk ndryshoj brendinë time dhe do përpiqem të bëj më të mirën për të gjithë vendin”.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 91 raste të reja nga 1762 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar