Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Krimi zgjedhor, fraksioni i “339”, dërgohen për gjykim 21 ish-komisionerë

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 15:25 | Kronikë
Krimi zgjedhor, fraksioni i “339”, dërgohen për gjykim 21

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 21 ish-komisionerë të disa qendrave të votimit në bashkitë e Durrësit dhe Shijakut, të cilët akuzohen për lejimin e votimit disa herë të të njëjtit person dhe votimin pa u identifikuar.

Kjo dosje është një fraksion i dosjes së famshme 339 që i dedikohej krimit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe komisonerët e akuzuar i përkasin forcave kryesore politike në vend, PS PD LSI dhe Partisë Republikane. 

Nga 23 të pandehur të kësaj dosje 21 prej tyre do të gjykohen, pasi dy kanë ndërruar jetë dhe hetimet janë pushuar. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se komisionerët e akuzuar kanë lejuar në disa qendra persona të votojnë në emër të të afërmeve të tyre që ishin jashtë shtetit, por edhe të personave të vdekur.

Madje nga hetimi ka rezultuar se një person i vetëm ka votuar në emër të 23 personave në një qendër votimi, ndërsa në një tjetër janë zbuluar fakte që një person ka votuar edhe në emër të 25 personave të tjerë. Tashmë i takon gjykatës së Durrësit të gjykojë ish-komisionerët dhe të përcaktojë dënimet e tyre, të cilat duke ju referuar kodit penal rrezikojnë burgim nga 1 deri në 5 vite.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani