Me numrin 19 në listë, Majko: Vijë zjarri, por e kërkon sfida për mandatin e tretë

Pandeli Majko flet në A2 për pozicionimin e tij i 19-ti në listën e kandidatëve për Tiranën.  Sipas tij, kërkesa për një mandat të tretë kërkon të fortë në vijën e zjarrit, duke mos përjashtuar dhe mundësinë e humbjes.

Në Absolut 4 ministri për Diasporën tha se çfarë sheh në kampin tjetër është një union kryetarësh, me të cilin edhe nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, nuk do të qeverisë ai. 

“E nënvlerësoni shumë faktin që është ndryshuar sistemi zgjedhor. Ne flasim këtu sikur kemi lista të mbyllura. Ky është një parim që PS e ka ndjekur në të gjitha qarqet, duke nisur nga Edi Rama vetë. Nëse Rama nuk do të ishte vetë në mes të listës në Vlorë apo në Durrës unë do të kisha dy fjalë më tepër me të.

Mendoj që nëse ne të vjetrit do të ishim në krye të listës dhe do të linim të rinjtë poshtë, sot do të ishin ju që do të më thonit që ju keni zënë vende të rehatshme për veten tuaj dhe keni lënë tek vija e zjarrit për t’u marrë me mbledhjen e votave njerëz të rinj. Unë vetë po e bëj këtë fushatë për të fituar por ekziston edhe mundësia për të humbur”, u shpreh Majko.