Merr formë spitali i Fierit, kryeministri Rama publikon fotot

Rreth 50 ditë nga nisja e punimeve, ka nisur të marrë formë spitali rajonal i Fierit, një dhuratë nga qeveria turke.

Kryeministri Rama ka publikuar disa foto të tjera nga kjo vepër e rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor për të cilin presidenti Erdogan premtoi se do të jetë gati brenda 2 muajsh.