Përplasje e fortë në kokë, portieri largohet nga fusha me oksigjen dhe barelë

Fundi i ndeshjes Wolverhampton-Liverpool u shoqërua me ankth dhe frikë, në momentin që një goditje e pavullnetshme në kokë la portierin e vendasve, Rui Patricio, pa vetëdije për disa minuta.

Ndërhyrja e stafit mjekësor shmangu dramën, duke i dhënë ndihmën e parë e më pas duke e transportuar portierin në spital.

Pas ndeshjes, trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo, qetësoi tifozët mbi gjendjen e portugezit: “Rui Patricio është mirë. Është zgjuar dhe mban mend gjithçka”.

Ndeshja u fitua nga Liverpool me rezultatin 0-1.