Princi Philip lë spitalin pas një muaji i shtruar

duka le spitalin 1100x620

Duka i Edinburgut është larguar nga spitali në qendër të Londrës pas një muaji nën kujdesin e stafit mjekësor. 99-vjeçari Princi Philip, u shtrua në spitalin e Mbretit Edward VII në Marylebone më 16 shkurt pasi ishte ndjerë keq.

Ai më vonë iu nënshtrua një ndërhyrjeje të suksesshme në zemër në një spital tjetër të Londrës – Shën Bartholomeut. Ky ishte qëndrimi më i gjatë i dukës në spital, prej 28-ditësh.

Arsyeja e saktë e pranimit të tij fillestar nuk u bë e ditur, por Pallati Buckingham tha në atë kohë se nuk kishte lidhje me koronavirusin.

Princi Philip dhe Mbretëresha kanë kaluar pjesën më të madhe të bllokimit në Angli duke jetuar në Kështjellën Windsor me një grup të vogël të stafit shtëpiak.

Çifti, i cili është martuar para 73 vjetësh, mori dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 në janar.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 71 pacientë në spitale, 7 në terapi intensive, asnjë në intubim
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste