Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Problematikat me Astra Zeneca, BE arrin marrëveshje me Pfizer për 10 milionë doza të tjera

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 12:05 | Bota
Problematikat me Astra Zeneca, BE arrin marrëveshje me Pfizer për 10

Komisioni Europian ka arritur një marrëveshje me kompaninë amerikane Pfizer dhe atë gjermane BionTech për të marrë rreth 10 milionë doza të reja të vaksinës kundër pandemisë të koronavirusit, brenda muajit qershor.  

Sasia sipas planeve ishte pjesë e sasisë prej 100 milionë që BE duhet të merrte vetëm në vjeshtë, por problematikat e shpërndarjes me vaksinat e tjera, dhe bllokimi i përkohshëm me Astra Zeneca nga shumë shtete anëtare, ka detyruar Brukselin të marrë masa.

“E dimë se sa i rëndësishëm është tremujori i dytë për strategjitë e vaksinimit në vendet anëtare”, deklaroi presidentja e Komisionit, Ursula Von der Leyen. “Këto doza shtesë do të japin mundësi veprimi të reja dhe do të plotësojnë disa mangësi”.

Me këtë sasi, janë rreth 200 milionë dozat e mbërritura ose që priten të vijnë brenda qershorit janë rreth 200 milionë.

https://a2news.com/2021/03/16/suedia-behet-vendi-i-15-te-europian-qe-ndalon-vaksinen-astrazeneca/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani