Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Programi për arsimin 2025, “premtimet e Ramës të përsëritura, duhet të ishin përmbushur

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 16:11 | Aktualitet
Programi për arsimin 2025, “premtimet e Ramës të

Shkollat e reja, mësimi me turne, gjuha e huaj, digjitalizimi i klasave, ndihmesë në aksese të ndryshme arsimore ishin premtimet që kryeministri Rama ka bërë për të siguruar mandatin e ardhshëm.

Shifrat e evidentuara nga shoqëria civile e ngelin qeverinë në klasë sa i përket premtimit për godinat e reja arsimore.

Premtimi i përsëritur i mësimit me turne nuk u mbajt as në mandatin e dytë. Në periudhë pandemie aksesi në kurikulat arsimore në mënyrë digjitale ka qenë mjaft i nevojshëm, por as ky premtim nuk është mbajtur.

Në krye të programit të arsimit do të jetë ish-ministrja Lindita Nikolla, e shkarkuar nga detyra pas protestave të studentëve. Po ashtu në krye të këtij programi do të jetë edhe ministrja aktuale Evis Kushi, për të cilën ka një akuzë për plagjiaturë në artikuj shkencorë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë