Raporti për azilkërkuesit, Meta: Shqipëria me rritjen më të madhe, duhet ndalur shpopullimi

19 QERSHOR ILIR META frame 23319 1100x620

Presidenti Meta ka komentuar raportin e OKB-së për shpopullimit, sipas së cilit, Shqipëria është vendi me rritjen më të lartë të azilkërkuesve në Europë, në raport me popullsinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, presidenti u ka bërë thirrje partive politike që të shumëfishojnë përpjekjet për t’i dhënë fund fenomenit të shpopullimit.

“Mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë. Ndaj duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë ndal shpopullimit, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve”, përfundon Meta.