Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sekuestrohen 4 mina me telekomandë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 09:47 | Kronikë
Sekuestrohen 4 mina me telekomandë, arrestohen dy persona me

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër tentativë për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë. Në pranga kanë rënë dy persona precedentë të mëparshëm penalë, të cilët do i shisnin minat kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një copë, si edhe janë sekuestruar 4 mina me telekomandë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të minave me telekomandë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative  se 2 shtetas po tentonin të trafikonin mina me shpërthim në distancë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të  koduar "Distanca", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:A. G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Ndërtim pa leje"; B. G., 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje”- thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë operacionit, në banesën e njërit prej tyre, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa.

A2 CNN Livestream

Dita jonë