Situata në Sanatorium, Cani: Raste të rënda tek të rinjtë, neglizhojnë sëmundjen

Situata kritike nga koronavirusi dhe mutacionet e tij e kanë shndërruar Sanatoriumin në spitalin e terapisë intensive. Në çdo pavion të tij, janë rritur shtrimet por dhe pacientët që ndodhen në gjendje kritike.

Alma Cani, shefja e reanimacionit në spitalin Covid-2 tregon se mes të shtruarve ka edhe të rinj në gjendje kritike. Aktualisht një 19-vjeçare është pacientja më e re në moshë në Sanatorium, e cila po mbahet në terapi intensive. Shefja e shërbimit thotë se edhe humbjet e jetës te të rinjtë po ndodhin për shkak të neglizhencës së tyre ndaj sëmundjes.

Mjekja ka një thirrje për të gjithë pacientët që hezitojnë të shkojnë në spital nga frika e humbjes së jetës.

Shefja e reanimicionit nuk fsheh as tronditjen psikologjike të mjekëve dhe infermierëve në spitalet Covid, veçanërisht pas çdo humbje jete.

Sipas të dhënave zyrtare në një vit pandemi kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona, por numri i vdekjeve nga Covid-19 është shumë më i lartë.