Suedia bëhet vendi i 15-të europian që ndalon vaksinën AstraZeneca

astrazeneca 1 1100x620

Pas Gjermanisë, Francës dhe Italisë që pezulluan një ditë më parë përdorimin e vaksinës AstraZeneca edhe Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka pezulluar përdorimin e vaksinës së Oksfordit, si një “masë paraprake”, në pritje të një hetimi nga autoritetet shëndetësore evropiane.

Vendet europiane ndaluan përdorimin e vaksinës kundër COVID, pas raportimeve nga njerëz të cilët kanë pësuar mpiksje të rrezikshme të gjakut si efekt anësor dhe trombozë pas marrjes së kësaj vaksine.

Suedia bëhet kështu vendi i 15-të që ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke iu bashkuar vendeve të tjera si: Norvegjia, Islanda, Bullgaria, Estonia, Letonia, Danimarka, Austria, Irlanda, Holanda, Lituania dhe Luksemburgu.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) tha se po merret me hetimin e të dhënave, mirëpo deri më tani, sipas agjencisë, rezulton që përfitimet e vaksinës tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore.

Ndërkohë, ekspertët e sigurisë së OBSH-së janë mbledhur sot për të rishikuar përdorimin e  vaksinës AstraZeneca.