Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vrau familjen e tij se dëgjonte zëra në kokë, vdes në burg frymëzuesi i dhjetëra filmave horror

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 11:20 | Lifestyle

Ronald DeFeo, personi që vrau 6 pjesëtarët e familjes së tij dhe që frymëzoi një libër, dhjetëra filma horror e dokumentarë, ka ndërruar jetë në burg.

69-vjeçari, më 13 nëntor 1974, vrau me armë zjarri prindërit dhe 4 vëllezërit, në banesën e tyre në Long Island, duke bërë që mediat ta quanin “Horrori i Amityville”.

DeFeo, i cili ishte 23 vjeç kur kreu krimin makabër, përdori një pushkë për të vrarë familjarët, të cilët policia i gjeti të gjithë në shtrat, shtrirë përmbys. Prindërit ishin qëlluar nga dy herë secili, ndërsa vëllezërit dhe motrat 18, 13, 12 dhe 9 vjeç, ishin qëlluar një herë të vetme.

Avokati i DeFeos tha se klienti i tij ishte i çmendur, duke theksuar se kishte dëgjuar zëra që thonin se familja po thurte komplot kundër tij.

Një vit pas vrasjeve, George dhe Kathy Lutz blenë shtëpinë dhe i treguan mediave se po përjetonin aktivitete paranormale. Ata thanë se dëgjonin “zëra të çuditshëm, zhurma dhe një substancë jeshile që dilte nëpër mure”.

Historia e çiftit shërbeu si frymëzim për një libër në vitin 1977 dhe për një film horror në vitin 1979. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit, përgjatë viteve janë realizuar shumë filma të tjerë të bazuar në atë që quhet “Amityville horror”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë