Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

24 viktima dhe afro 1300 infeksione të reja në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 20:09 | Ballkani
24 viktima dhe afro 1300 infeksione të reja në Maqedoninë e

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar për 24 viktima të tjera nga koronavirusi në vend.

Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar gjithashtu 1293 raste të reja, rritje e konsiderueshme nga një ditë më parë, ku ishin 999 infeksione. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 626 raste, e ndjekur nga Prilepi (66) dhe Velesi (60).

Pas bilancit të sotëm, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në mbi 115 mijë, kurse i viktimave në 3.388.

Aktualisht afro 13 mijë raste mbeten ende aktive por lajm i mirë është se janë regjistruar 339 të shëruar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë