Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"300 mijë vende pune", premtimi u realizua pjesërisht, sot pa objektiv

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 13:32 | Ekonomi
"300 mijë vende pune", premtimi u realizua pjesërisht, sot

Rreth 8 vite më parë, Partia Socialiste bënte premtimin për të hapur 300 mijë vende të reja pune nëse shqiptarët do t’i besonin qeverisjen me votë.

Sot, 2 mandate më vonë, statistikat tregojnë se ky premtim është realizuar pjesërisht. Veçanërisht nëse merret në konsideratë, se një pjesë e madhe e të punësuarve që figurojnë sot në listën e tatimeve, i takojnë formalizimit të bizneseve dhe të të vetëpunësuarve.

Por pavarësisht shifrave, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, socialistët nuk e kanë deklaruar ende një objektiv për punësimin, për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Kjo edhe pse një ditë më parë kryeministri prezantoi programin ekonomik për 4-vjeçarin e ardhshëm, në thelb të së cilit është rishikimi i taksës progresive.

 I vetmi dokument që tregon vizionin e qeverisë sesa vende pune do të krijojë nëse fiton një mandat të tretë është Programi i Reformave Ekonomike 2021-2023, i miratuar në javën e fundit të janarit.

Në të, Ministria e Financave shpalos një planifikim për vetëm 60 mijë të punësuar më shumë deri në vitin 2025.

A2 CNN Livestream

Dita jonë