8 viktima dhe mbi 700 të infektuar nga koronavirusi në Kosovë

covid kosove 1100x620

Në 24 orët e fundit në Kosovë, 8 persona humbën jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije gjithashtu nga 4388 testime të kryera, 709 prej tyre rezultuan pozitive.

Ndërkohë 385 pacientë janë shëruar në ditën e fundit, për një total prej 65.979  të shëruarish, kurse numri i rasteve aktive është 11.379.

Që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar afro 80 mijë të infektuar, dhe 1731 të vdekur.