Aksident në Shkodër, makina përfundon poshtë kamionit, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, pranë Dajçit të Zadrimës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Një autoveturë ka përfunduar poshtë një kamioni dhe përplasja ka qenë aq e fortë sa drejtuesi i saj ka humbur jetën në vendngjarje.

Kamioni po dilte nga superstrada në një rrugë dytësore për në fshatin Dajç, kur autovetura ka goditur në pjesën fundore kamionin dhe është futur poshtë tij.

Për nxjerrjen e makinës është dashur ndërhyrja e një ekskavatori, ndërsa zjarrfikësit nxorën trupin e viktimës, i cili ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.